Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Shehaj: Pazaret politike dhe dhuna nuk ndalin ndryshimin

Shehaj: Pazaret politike dhe dhuna nuk ndalin ndryshimin
Foto: gazetashqiptare.al

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është takuar sot me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndan detaje nga biseda me diplomaten, Shehaj tregon se ka shprehur bindjen e tij se ndryshimi historik që kërkojnë shqiptarët nuk do të ndalet në asnjë mënyrë. Kreu i Mundësisë shprehet se shqiptarët sot më shumë se kurrë duan fundin e një klase politike 35-vjeçare dhe ndëshkimin e të korruptuarve.

Thirrja për ndryshim dhe ndëshkim të korruptuarve

“Shqipëria është përballë një ndryshimi historik, thirrjes masive të shoqërisë për largimin e klasës së vjetër politike 35-vjeçare dhe daljes së të korruptuarve para drejtësisë. Ky ndryshim nuk ndalet! Këtë i thamë sot ambasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Sofia Moreira de Sousa”, shprehet Shehaj.

Refuzimi i dialogut me kryeministrin Rama

Në fjalën e tij, Shehaj ka theksuar se asnjë tentativë e kryeministrit Rama nuk do të ketë sukses për të ndalur protestën e qytetarëve apo për të vënë nën presion drejtësinë. Ai ka nënvizuar gjithashtu se me Ramën nuk mund të ketë asnjë tryezë për marrëveshje apo dialog.

“Edi Rama nuk e ndal dot këtë ndryshim, as me dhunë ndaj protestuesve, as me tentativat e tij për të kapur drejtësinë, as me pazare.

Me Edi Ramën s’ka tryeza, s’ka marrëveshje, s’ka pazare. Ka vetëm një kërkesë: Dorëheqje!”, shprehet Shehaj.

Kryetari Shehaj ishte i shoqëruar në takim edhe nga deputeti Erald Kapri dhe sekretarja e përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha