Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha reagon pas lëndimit të deputetit Kliti Hoti

Berisha reagon pas lëndimit të deputetit Kliti Hoti
Foto: kohajone.com

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas lëndimit të deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se qëndron pas incidentit, duke pretenduar se deputeti nga Shkodra është qëlluar me urdhër politik dhe me qëllim vrasjen e tij.

“Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës për ta vrarë!”, shkruan Berisha. Ai e cilëson ngjarjen një sulm kriminal dhe thekson se Partia Demokratike e dënon me forcë atë që i ka ndodhur deputetit të saj.

Thirrje për mobilizim

Në reagimin e tij, Berisha paralajmëron gjithashtu një përgjigje politike dhe u bën thirrje demokratëve të mobilizohen.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës, Dr. Kliti Hoti, dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate, të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!”, shkruan ai.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha