Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama mbetet zgjedhja kryesore për kryeministër, thotë sekretari i përgjithshëm i PS

Rama mbetet zgjedhja kryesore për kryeministër, thotë sekretari i përgjithshëm i PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë komentet e tij në emisionin “Top Story” lidhur me mundësinë që Edi Rama të vazhdojë të udhëheqë qeverinë dhe të drejtojë socialistët në vitet në vijim.

Kur u pyet nëse Rama përbën opsionin e vetëm të socialistëve për postin e Kryeministrit, Klosi theksoi se përzgjedhja e liderit është përgjegjësi e vetë Partisë Socialiste, duke shprehur bindjen se Rama do të fitojë edhe zgjedhjet e vitit 2027 dhe ato të vitit 2029.

“PS-ja ka PS-në në qeverisje. Kë zgjedhim ne kryetar, është përgjegjësia jonë. Edi Rama ka drejtuar PS-në dhe ai do t’i fitojë zgjedhjet dhe në 2027-ën dhe në 2029-ën. Ne zgjedhim liderin tonë”, tha Klosi.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha