Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Opinion

Duart e arta të pushtetarëve dhe dora e hekurt mbi qytetarët

Duart e arta të pushtetarëve dhe dora e hekurt mbi qytetarët

Nga Evarist Beqiri

Tirana u zgjua sot me një pamje që të ngjall njëkohësisht trishtim dhe sarkazëm: fadromat shtetërore që copëtojnë gurët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si përpjekje për të ruajtur prestigjin e një pushteti të kalbur që mbështetet në arrogancë. Ky është paniku i një qeverie që beson se, duke i hequr gurët nga rruga, do t’ia heqë rinisë zemërimin nga shpirti. Dhuna e të rinjve nuk buron nga kalldrëmi i Bulevardit; ajo buron nga pengesat që kjo qeveri u ka vënë në rrota meritokracisë dhe drejtësisë. Mund ta shtroni me beton sheshin, por nuk mund të shtroni me beton zemërimin e një brezi.

Pushteti po mundohet të kurojë simptomën, e jo sëmundjen. Terrori policor në rrugët e Tiranës ka tronditur gjithkënd, përveç Neronit të kohës sonë. Kur Neroni po e humbte pushtetin, fjalët e tij të fundit ishin: “Çfarë artisti po humbet bota!”. Sot, Shqipëria e gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha