Të shtunën, më 24 tetor, pritet që studentët të dalin sërish në rrugë për të protestuar përpara Zyrës së Kryeministrit. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, qytetarët janë ftuar të mblidhen në shesh duke filluar nga ora 11:00.
Protesta para Zyrës së Kryeministrit
Thirrja mban sloganin “Të gjithë në shesh të shtunën!”, ndërsa tubimi është planifikuar të zhvillohet përpara ndërtesës së Zyrës së Kryeministrit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Organizatorët e kanë përshkruar protestën si një nismë rinore, popullore dhe të diasporës.
Vazhdimi i protestave në Tiranë
Studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë vijojnë protestat e tyre në rrugët e Tiranës prej 10 ditësh. Ata kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Burimi: www.albeu.com










