Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Vendosja e karrigeve në trotuar nuk tregon seriozitet, ftesat e Ramës për dialog me studentët janë butaforizma dhe kjo shoqëri nuk e duron më këtë situatë, thotë Topi.

Vendosja e karrigeve në trotuar nuk tregon seriozitet, ftesat e Ramës për dialog me studentët janë butaforizma dhe kjo shoqëri nuk e duron më këtë situatë, thotë Topi.

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në Neës24, ku komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ata që marrin pjesë në protesta. Ai bëri një thirrje për të gjithë shoqërinë që të mos i lërë studentët të vetëm në nismën e tyre të revoltës kundër qeverisë.

I pyetur lidhur me kërcënimet se protestuesve nuk do t’u lejohej të hipnin në tren, Topi vlerësoi se kjo tregon që kreu i qeverisë ndodhet në një fazë haluçinacioni.

Bamir Topi për trenat dhe infrastrukturën

Ai theksoi se me përmendjen e trenave, Rama i referohet plagës më të madhe të Shqipërisë, çmontimit të infrastrukturës.

Topi kujtoi se Shqipëria ka pasur dikur linja hekurudhore, por referimin ndaj tyre në vitin 2026 e konsideroi thjesht si haluçinacion.

Pjesë nga biseda në studio:

Bamir Topi: Nuk dua t’i shoh këta studentë të vetmuar dhe të demoralizuar, dua t’i shoh me shumë njerëz, duhet të dalë e gjithë shoqëria. Të mos jenë njerëzit pragmatistë që i ka marrë ai diku dhe i ka futur në administratë.

Bruko: Foli për trena që nuk kemi…*

Bamir Topi: Tregon që është në fazë haluçinacioni. I referohet plagës më të madhe të Shqipërisë, të çmontimit të infrastrukturës. A ka patur trena ky vend? Po, ka patur, shkonte në Vlorë, Pogradec, Mirditë, në Shkodër. Në 2026 t’i referohesh trenit është haluçinacion. Ka njerëz që janë kurajozë, ka që frikësohen, ka indiferentë. Mesazhin s’e kam për frikacakun sepse lind dhe vdes i tillë, por e kam për indiferentët që kanë arritur një status falë bashkëpunimit okult si patronazhist, pa CV shkojnë në krye të institucioneve, njerëz të urryer. Këta edhe në kohë krizash nuk reflektojnë, kjo është dramë e madhe për ata.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha