Avokatja Adriana Kalaja, e cila ishte e ftuar në një studio televizive, denoncoi dhunën e egër që u ushtrua ndaj studentëve, të miturve dhe gazetarëve gjatë protestave kundër qeverisë Rama.
Dhuna ndaj gazetarëve dhe të rinjve
Kalaja vuri në dukje se veçanërisht shqetësues është fakti që të gjithë gazetarët janë dhunuar ose lënduar pas 18 tetorit, ndërsa shumë të rinj kanë përfunduar në Spitalin e Traumës.
Kalaja theksoi se dhuna nuk ka mbetur vetëm në rrugë, por, sipas saj, ka vazhduar edhe gjatë shoqërimeve dhe brenda komisariateve, duke denoncuar gjithashtu shkelje të rënda procedurale dhe probleme me administrimin e provave.
Ajo vlerësoi solidaritetin e të rinjve që kanë ndërhyrë për të mbrojtur vajzat dhe të miturit nga dhuna, duke e cilësuar qëndresën e tyre përballë represionit si të admirueshme.
Kalaja: Pamjet i kemi parë, janë përtej imagjinatës. Është një dhunë barbare çnjerëzore e cila nuk ka kursyer askënd, as vajzat as djemtë as fëmijët, as minorenët dhe as gazetarët, sidomos të SYRI-t. Po të analizosh si ka mundësi që të gjithë gazetarët e SYRI-t janë të lënduar dhe dhunuar nga ajo dhunë çnjerëzore barbare shtazarake mbas datës 18 tetor e në vijim. Ajo rini është e admirueshme, përveç asaj që bën dhe vështirësinë që e kanë vendosur banditin Rama por nga ana tjetër me integritetin që po përball gjithë problematikën ligjore, qoftë edhe dhunën e shfrenuar gjatë shoqërimit, ku rastin më të madh janë marrë me makina private, apo dhuna e ushtruar në rastin më të shumtë nga civilë apo edhe pjesën që kjo dhunë vijon edhe në ambjentet e mbyllura të komisariateve të ndryshme. Disa prej këtyre të rinjve ndodhen edhe në Spitalin e Traumës.
Masat e arrestit dhe shkeljet procedurale
Në përmasa shtazarake dhe barbare, dhuna e ushtruar nga policia ka detyruar edhe organin e akuzës që ka ardhur me masat e arrestit në shtëpi për të justifikuar ato çfarë është bërë në raport me dhunën por edhe me shkeljet e rënda që janë bërë me dokumentacionin por sidomos me provat.
Deri më tani rreth 1 mijë të rinj dhe te reja por edhe të moshave të ndryshme ku mbi 90% janë studentë dhe nxënës, dhe të gjithë këta që janë me mosha më të mëdha në protest janë dënuar me masë arresti dhe janë dhunuar sepse kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën ndaj vajzave dhe minorenë. Kjo është një shenjë solidariteti për tu admiruar.
Burimi: sot.com.al









