Ish-konkurrenti i “BBVK”-së, Labinot Rexha, vazhdon të komentojë ngjarjet që ndodhën gjatë periudhës së tij në këtë format televiziv.
Megjithatë, këtë herë ai ka shprehur fjalë të ngrohta për një konkurrent tjetër, Ludo Lee, raporton Indeksonline.
Ai deklaroi se ndihet krenar që e njeh atë dhe e cilësoi si “vëlla”.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë.
Labinot Rexha shpreh vlerësim për Ludo Lee
“Jam krenar që pata fatin ta njihja Ludo Lee-n!
Nganjëherë jeta të sjell njerëz që nuk i ke njohur prej vitesh, por që me zemrën, karakterin dhe shpirtin e tyre të bëjnë të ndihesh sikur i ke pasur gjithmonë pranë.
Për mua, Ludo Lee nuk është thjesht një shok, por është shok, vëlla dhe një njeri që e respektoj me gjithë zemër!
Ndoshta rrugët tona u kryqëzuan jo shumë kohë më parë, por respekti dhe vlerësimi që kam për të janë të sinqerta. Unë i çmoj njerëzit që ecin përpara, që kanë vizion, që nuk ndalen përballë vështirësive dhe që e ruajnë zemrën e pastër.
Ludo, jam krenar që të kam njohur dhe i lumtur që sot të quaj vëlla! Në këtë jetë nuk ka rëndësi sa gjatë e njeh dikë, por çfarë njeriu është ai dhe çfarë ndjenje të lë në zemër”, ka shkruar Labi.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









