Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Pirdeni uron Ditën e Pavarësisë: Punojmë për shtetin evropian të shqiptarëve

Pirdeni uron Ditën e Pavarësisë: Punojmë për shtetin evropian të shqiptarëve
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë, duke theksuar ndërtimin e një shteti evropian, ku shërbimi ndaj qytetarëve dhe meritokracia janë parime themelore.

“Etërit e Pavarësisë në 1912-ën hodhën themelet e shtetit shqiptar. Sot, të gjithë së bashku punojmë për të ndërtuar shtetin evropian të shqiptarëve”, u shpreh Pirdeni.

Ajo theksoi se synimi është një shtet ku shërbimi ndaj qytetarëve është detyrim dhe jo favor, ndërsa në administratën publike karriera duhet të përcaktohet nga merita.

Shqipëria evropiane dhe trashëgimia e brezave

Sipas ministres, të punosh për Shqipërinë evropiane do të thotë t’i japësh një kuptim të ri kontributit dhe përpjekjeve të brezave të mëparshëm, duke çuar më tej ambicien shtetformuese që nisi në Vlorë 114 vite më parë.

“Kurrë s’kemi qenë kaq pranë Evropës, por edhe Evropa s’ka qenë kurrë kaq pranë nesh. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, përfundoi Pirdeni.

/gj.m/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha