Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pedagogët protestojnë, drejtoresha e MIA-s del para Kryeministrisë: Dyert janë të hapura për dialog

Pedagogët protestojnë, drejtoresha e MIA-s del para Kryeministrisë: Dyert janë të hapura për dialog

Manjola Hasa, drejtoresha e Agjencisë për Media Për Informim, u paraqit para Kryeministrisë për të ripërsëritur ftesën e kryeministrit Rama për dialog me studentët, të rinjtë dhe qytetarët e interesuar. Ardhja e saj u përputh me protestën e pedagogëve, ndërsa pranë ndërtesës së qeverisë ishin vendosur karriget simbolike të dialogut.

Në një deklaratë për mediat, Hasa theksoi se ftesa për diskutim mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ulen në tryezë me kreun e qeverisë. ”Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin”, u shpreh ajo.

Hasa sqaroi se nuk ishte para Kryeministrisë në cilësinë e një vendimmarrëseje, por si përfaqësuese e qeverisë, me qëllim përcjelljen e mesazhit për gatishmërinë për dialog.

”Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë për Media Për Informim. Ajo nënvizoi se studentët, të rinjtë dhe qytetarët që duan të diskutojnë drejtpërdrejt me kryeministrin janë të mirëpritur.

”Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura”, përfundoi Hasa.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha