Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ministri Salla: Fermerët nuk paguajnë, kostot bujqësore do të ulen

Ministri Salla: Fermerët nuk paguajnë, kostot bujqësore do të ulen
Foto: shqiptarja.com

Qeveria ka hequr taksën e qarkullimit nga nafta, por e ka dërguar te taksat e mjetit. Aktualisht taksa fikse që paguhet sipas llojit të karburantit në taksat vjetore është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.

Propozimi i ri për taksat e mjetit

Nëpërmjet projektligjit propozohet që për mjetet me fuqi motorike deri 2 mijë kubik, taksa do të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Për mjetet me fuqi motorike mbi 2 mijë kubik taksa fikse për llojin e karburantit është 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin.

Kurse për autobusët taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin.

Fermerët dhe mjetet bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sqaruar në emisionin “Portofol” me gazetaren Eliza Gjediku në Report Tv se fermerët nuk do ta paguajnë këtë taksë.

“Taksa e qarkullimit për mjetet bujqësore nuk do të jetë. Përveçse do të ulet nafta, do të hiqet edhe taksa e qarkullimit, që është diskutuar më së shumti. Kjo taksë hiqet nga mjetet bujqësore që t’u ulen kostot fermerëve”, tha Salla.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha