Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Merz kërkon nga Trump të mos befasojë gjatë takimit me Putinin

Merz kërkon nga Trump të mos befasojë gjatë takimit me Putinin
Foto: ata.gov.al

DUBLIN, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka kërkuar sot presidentit amerikan, Donald Trump që të mos ndërmarrë hapa të papritur gjatë takimit të planifikuar javën e ardhshme në Kinë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Dua ta përsëris shumë qartë mesazhin tonë drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju lutemi, pa surpriza. Qëndroni në krah të Evropës dhe Ukrainës dhe të punojmë së bashku për një paqe të vërtetë në Ukrainë”, tha Merz para gazetarëve.

Deklarata e kancelarit gjerman vjen në një moment kur vendet evropiane kërkojnë të ruajnë një qëndrim të koordinuar me Uashingtonin lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Theksi në bashkëpunimin transatlantik

Kancelari Merz nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe të mbështetjes së përbashkët për Kievin.

Takimi i paralajmëruar mes Trumpit dhe Putinit në Kinë pritet të tërheqë vëmendjen e aleatëve evropianë, të cilët kërkojnë që çdo diskutim për të ardhmen e Ukrainës të mos zhvillohet pa përfshirjen e saj dhe pa koordinim me partnerët evropianë.

Arkitektura e sigurisë evropiane

Ai shtoi edhe se “nuk ka nevojë për të diskutuar një arkitekturë të re evropiane të sigurisë me Moskën sepse ajo tashmë ekziston”.

/Ad.Ab./ a.jor.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha