Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Mbështetësit e Vetëvendosjes nga Prishtina bëjnë thirrje për protestën e nesërme në Tiranë

Mbështetësit e Vetëvendosjes nga Prishtina bëjnë thirrje për protestën e nesërme në Tiranë

Një postim që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale mes përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje u bën thirrje njerëzve të organizohen për një udhëtim nga Prishtina në Tiranë, me qëllim që t’u bashkohen protestave kundër qeverisë.

Nisja është planifikuar për nesër në orën 12:00, nga parkingu që ndodhet pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Nesër në orën 12 nisemi nga Prishtina. Pika e takimit: parkingu pas Pallatit të Rinisë. Bashkohu kundër dhunës policore ndaj të rinjve. Për vëllezërit dhe motrat tona, gjakun tonë. Një komb, një zë.”

Gjatë ditëve të para të protestave të dhunshme, mediat raportuan se dy shqiptarë nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë. Sipas raportimeve, ata dyshoheshin për vepra që lidhen me incidentet e dhunshme, ndërsa të ndaluarit e kanë mohuar këtë. 

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha