Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Trump alarmon Europën: SHBA tërhiqet nëse kontinenti nuk frenon emigracionin

Trump alarmon Europën: SHBA tërhiqet nëse kontinenti nuk frenon emigracionin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Europa nëse kontinenti nuk arrin të menaxhojë si duhet çështjen e emigracionit.

“Nëse nuk e gjejnë rrugën e duhur së shpejti, nuk do të kemi alternativë tjetër përveç largimit”, tha Trump gjatë një tubimi në Kansas, ku ai komentoi edhe protestat që po zhvillohen në Francë.

Ai kritikoi politikat e emigracionit të ndjekura nga politikanët e majtë, duke i akuzuar ata se kanë lejuar hyrjen e miliona emigrantëve nga vendet në zhvillim.

“Politikanët e krahut të majtë kanë sjellë miliona e miliona emigrantë nga Bota e Tretë. Ne nuk do të lejojmë që diçka e tillë t’i ndodhë vendit tonë”, theksoi presidenti i SHBA-së.

Trump shtoi se nuk do ta harrojë kurrë qëndrimin e Europës kur SHBA kërkoi ndihmë për Iranin.

“Kur kërkuam ndihmë në Iran, ata nuk na dhanë asnjë dorë, ndërkohë që ne kemi shpenzuar kaq shumë për NATO-n. Kjo është diçka që nuk mund ta harrojmë kurrë”, vazhdoi Trump.

Gjatë tubimit në Kansas, Trump prezantoi një program ndihme prej 8 miliardë dollarësh për fermerët amerikanë, me qëllim që të kompensojë përkohësisht kostot e larta të naftës për makineritë bujqësore gjatë sezonit të korrjeve.

Sipas mediave amerikane, programi do të zbatohet nga Departamenti i Bujqësisë. Ky njoftim vjen në kuadër të një serie angazhimesh financiare të presidentit përpara zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit amerikan.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha