Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit

Kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit

Eurodeputeti gjerman dhe zëdhënësi për punët e jashtme i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Michael Gahler, ka publikuar një deklaratë të ashpër lidhur me protestat e fundit që kanë përfshirë Shqipërinë.

Gahler, i cili vitin e kaluar drejtoi delegacionin e Parlamentit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në vendin tonë, theksoi se zemërimi i qytetarëve rrjedh nga një situatë e njohur prej kohësh në terren:

“Meqenëse isha në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pashë lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e kuptoj pse qytetarët kanë protestuar kaq gjatë kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke shprehur shqetësime që prekin drejtpërdrejt thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler.

Deklarata e eurodeputetit gjerman shton një zë tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar që mbështet shqetësimet e qytetarëve, duke e lidhur krizën e brendshme politike dhe institucionale me kapjen e shtetit dhe me mospërmbushjen e standardeve demokratike.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha