Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Gjermania në gatishmëri për protesta masive në 21 qytete kryesore

Gjermania në gatishmëri për protesta masive në 21 qytete kryesore

Në datën 31 tetor, në disa qytete gjermane do të mbahen protesta me moton “Gjenerata Z merr frenat”.

Forcat e policisë po bëhen gati për veprime të gjera, si dhe për mundësinë e përleshjeve me dhunë.

Presidenti Federal i Shoqatës së Policisë Gjermane (GdP), Jochen Koppelke, në një deklaratë për BILD, shprehu shqetësimin e tij dhe theksoi se Gjermania duhet ta marrë seriozisht këtë situatë, të cilën e cilësoi si të paparashikueshme.

Çështjet kryesore që do të trajtohen në këto protesta, të cilat do të zhvillohen në të paktën 21 qytete të mëdha, janë arsimi, kostoja e jetesës dhe kundërshtimi ndaj shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha