Në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri, edhe këngëtarja Soni Malaj ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Ajo ka bërë të ditur se, për shkak të ngjarjeve të fundit, nuk do të marrë pjesë në koncertin e planifikuar në Bolonja të Italisë, shkruan Indeksonline.
“Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në ‘Diamond’ Bolonja, Itali. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt në rrethana të tjera❤❤❤”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, protesta e studentëve në Shqipëri po vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net










