Mbrëmjen e kaluar, në burgun e Burrelit është regjistruar një incident ku një i dënuar ka goditur një punonjës të policisë së burgjeve.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë. Burimet thonë se i dënuari Dritan Imeri ka goditur efektivin e policisë së burgjeve, Agron Bebja.
Si pasojë e goditjes, punonjësi i policisë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Imeri po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim, sipas informacioneve.
Deri tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin.
Burimi: lajmifundit.al










