Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

E maskuar vandalizuan monumentin e Lahutës së Malcis, Shalsi: Si mund të luftojmë për të ardhmen kur nuk njohim krenaritë e vendit

E maskuar vandalizuan monumentin e Lahutës së Malcis, Shalsi: Si mund të luftojmë për të ardhmen kur nuk njohim krenaritë e vendit

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka shprehur reagimin e tij lidhur me dëmtimin e monumentit “Lahuta e Malcis” në Lezhë nga një grup protestuesish të maskuar. Deputeti shtron pyetjen nëse një veprim i tillë përbën injorancë apo skenar të paramenduar, pasi sipas tij, nuk mund të luftosh për të ardhmen e vendit kur nuk respekton veprat dhe figurat e tij.

“Injorancë apo skenar?! Studentët nuk kursejnë as veprën e At Gjergj Fishtës?! Çfarë kauze mund të mbrohet duke vandalizuar monumentin e veprës së një prej figurave më të mëdha të kombit? Që kur shkatërrimi i simboleve të dijes dhe kulturës u bë shprehje e lirisë? Si mund të pretendosh se lufton për të ardhmen e vendit, kur nuk njeh, e jo më të respektosh, krenaritë e tij?! Apo fshihen qëllime të tjera?!”, shkruan Shalsi.

Monumenti i “Lahutës së Malcis” ndodhet në bulevardin që mban emrin e poetit Gjergj Fishta. Ai paraqet një libër gjigant të hapur, me vargje të gdhendura dhe elemente simbolike kushtuar veprës së Fishtës.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha