Nga Artan Fuga
Nëse ekziston Zot, Ai na dha shenjën…
Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?!
Tani, pas zgjedhjeve në Serbi, situata është edhe më e qartë: Do të ndjekim rrugën sipas mësimeve të Vuçiqit, apo do të zgjedhim rrugën e zgjidhjeve politike, paqes sociale, unitetit të kombit?
Sepse këshilla e Vuçiqit ishte tepër “dashamirëse”, por me helm! Rrihni njëri-tjetrin, sulmoni njëri-tjetrin me hunj e shkopinj, gurë e zjarr sa ju mbajnë krahët, ndërsa ne në Serbi bëjmë zgjidhje politike.
Sipas gjithçkaje që shihet, lista studentore fitoi, zgjedhjet duken të pakontestuara, nuk ka rëndësi kush fitoi, thjesht shihet se ata bënë zgjidhjen që nuk na sugjeroi ne duke na folur me përbuzje sikur të ishte çun lagjeje, duke na thirrur me emër dhe shkurtimisht.
Bëni si them unë, por jo si bëj unë!
Zgjidhjet e mira politike janë aty, hartimet e politikanëve me gjuhë dhune nuk na duhen fare, zgjidhjet ekzistojnë, vetëm kush nuk do nuk i sheh! Politikanët kryesorë, deputetët në Kuvend, kryesisht këta, Presidenti, qeveria, Kryeministri, shtabet politike të partive politike duhet të na japin zgjidhje sikurse e parashikon Kushtetuta.
Kushtetuta dhe vullneti popullor
Kushtetuta kërkon respektimin e vullnetit popullor me zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme për të shprehur interesin sovran të qytetarëve! Është vetëm kjo zgjidhja, jo ajo që na propozon me “dashamirësi” presidenti Serb, ndryshe nga ç’bën në shtëpinë e tij, duke na ftuar për të tkurrur liritë dhe të drejtat njerëzore, politike, të qytetarëve.
Po e përsëris, Shqipëria në ditët e sotme, jo ajo e pas luftës së dytë botërore, nuk e mban dot në kurriz një përplasje mes autoritarizmit dhe qytetarëve.
Udhëkryqi i Shqipërisë
Tani, ja udhëkryqi: Të dëgjojmë “mikun” serb, që ndryshe na thotë ne, ndryshe bën në shtëpinë e tij, apo të ndjekim zërin e kushtetutës dhe të rrugës së mbarë për kombin?!
Burimi: kohajone.com










