Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Një e treta e gjermanëve përdor IA-në për dhuratat e Krishtlindjeve

Një e treta e gjermanëve përdor IA-në për dhuratat e Krishtlindjeve
Foto: kultplus.com

Inteligjenca artificiale (IA) po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Gjermani në zgjedhjen e dhuratave të Krishtlindjeve, sipas një sondazhi të fundit.

Sondazhi dhe metodologjia

Studimi, i porositur nga shoqata e industrisë dixhitale “Bitkom”, tregon se më shumë se një e treta (35%) e njerëzve në Gjermani e përdorin tashmë inteligjencën artificiale si burim frymëzimi për dhuratat e Krishtlindjeve.

Rreth 26% e të anketuarve thanë se do t’ia linin inteligjencës artificiale të gjithë procesin e kërkimit dhe porositjes së dhuratave.

Sondazhi përfaqësues u krye përmes telefonit në muajin tetor, me 1 004 pjesëmarrës në Gjermani, të moshës mbi 16 vjeç.

Dallimet mes grave dhe burrave

Sondazhi zbuloi se burrat (38%) e përdorin inteligjencën artificiale më shpesh sesa gratë (31%) për të gjetur ide për dhuratat e Krishtlindjeve.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për t’ia lënë të gjithë procesin inteligjencës artificiale, gratë janë në avantazh (29% kundrejt 23%).

Besimi dhe shqetësimet

Gjithashtu, sondazhi tregon se shtatë nga çdo 10 persona (69%) të anketuar janë të sigurt se e dinë më mirë se inteligjenca artificiale se çfarë do t’i gëzonte të tjerët, ndërsa 35% thanë se do ta kishin problem nëse një dhuratë për ta do të zgjidhej nga inteligjenca artificiale./Atsh/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha