Një vit më parë, muzika shqiptare humbi një nga artistët e saj më të dashur, Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Në përvjetorin e parë të ndarjes së tij, aktori i njohur Rezart Veleshnja e ka kujtuar këngëtarin me një postim në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi të varrit të tij.
“Artisti i madh Shpat Kasapi”, ka shkruar Veleshnja krahas imazhit, ku varri i këngëtarit shihet i mbuluar nga bora dhe i zbukuruar me lule të bardha.
Vëmendje të veçantë merr epitafi i gdhendur me shkronja të arta në gurin e varrit, që përmbledh trashëgiminë e tij artistike.
“Artist në jetë, legjendë në përjetësi. Zëri yt do të jehojë ndër breza”, shkruhet në mbishkrim.
Një vit pas ndarjes së tij nga jeta, Shpat Kasapi vazhdon të kujtohet nga kolegët, miqtë dhe publiku që për vite me radhë u rrit me muzikën e tij.
Këngët që la pas mbeten pjesë e kujtimeve të një brezi të tërë. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










