Komediani i njohur Max Amini ka dhuruar momente humori gjatë intervistës së tij në emisionin “Goca dhe Gra”, ku nuk kanë munguar pyetjet ngacmuese nga moderatoret.
Fjala e preferuar shqipe
Biseda nisi me Selin Bollatin, e cila e pyeti se cila ishte fjala më e bukur shqipe që kishte mësuar. Amini përmendi fjalën “shqipe”, ndërsa Ema Andrea i sugjeroi të mësonte edhe shprehjen “të dua”, të cilën ai e përsëriti menjëherë.
Pyetja për martesën
Pyetja që shkaktoi më shumë të qeshura erdhi nga Orinda Huta, e cila deshi të dinte nëse komediani do të pranonte të martohej me një vajzë shqiptare.
Me humor, Max u përgjigj se pikërisht për këtë arsye kishte ardhur në Shqipëri, duke shtuar se vajzat shqiptare janë ndër më të bukurat.
Zgjedhja e moderatoreve
Ngacmimet vazhduan kur Ori Nebijaj e vendosi përballë një tjetër zgjedhjeje: cilën prej moderatoreve do të zgjidhte për të flirtuar?
Amini nuk hezitoi të jepte një përgjigje për secilën. Për Emën tha se ka një karakter të fortë dhe sfidues, ndërsa Selinën e përshkroi si një vajzë të ndjeshme, të cilën nuk do të donte ta lëndonte.
Për Orindën bëri një batutë, duke thënë se ajo duket si dikush që nuk do t’i japë kurrë fund bisedës.
Ndërsa për Orin kishte një përgjigje më të ëmbël: “Ori, ti më do, kështu që çfarëdo që të them unë, do të përgjigjeshe ëmbël”.
Një intervistë plot batuta, komplimente dhe ngacmime, që e ktheu studion në një moment argëtues.
Burimi: bordo.al










