Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka hedhur dritë mbi një lajm të pavërtetë që qarkullon në platformat sociale, sipas të cilit një autoambulancë po çon në drejtim të Parkut “Rinia” punonjës civilë. Ajo u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve, duke theksuar se targa i takon kësaj qendre dhe mjeti i ndihmës së shpejtë transporton vetëm pacientë.
“Manipulimi nga faqet e rreme në rrjetet sociale vijon. Kjo targë i përket Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Ajo që shkruhet nuk është e vërtetë. Ne trajtojmë dhe transportojmë vetëm pacientë. Ju lutemi, mos u mashtroni nga këto rrjete”, citohet në reagimin e Qendrës.
Burimi: tirananews.al










