Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë

Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë

Në emisionin “Now” të Euronews Albania, eksperti i sigurisë Ervin Karamuço deklaroi se Policia e Shtetit ka sekuestruar pajisje GPS të cilat, sipas tij, ishin vendosur në automjetet e policisë për të ndjekur lëvizjet e tyre në Tiranë.

“A e dini se sot Policia e Shtetit ka kapur GPS që vendoseshin në makinat e policisë për të kontrolluar se ku qarkullonin në Tiranë? Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë. Po, po, janë kapur sot në magazina…”, tha Karamuço gjatë diskutimit.

Eksperti i sigurisë pohoi se protestat nuk janë spontane, por organizohen përmes grupeve të komunikimit në aplikacione, ku administratorët, sipas tij, japin udhëzime për personat e përfshirë në përplasjet me policinë.

“Çështja është se kush po i drejton këto grupe që po përplasen dhe po ushtrojnë dhunë”, u shpreh Karamuço, duke shfaqur shqetësim edhe për përfshirjen e të miturve në protestë dhe përgjegjësinë e atyre që mund t’i nxisin drejt veprave penale.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha