Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

13 vite pas aksidentit, Mirjani kërkon autorin dhe dëmshpërblimin

13 vite pas aksidentit, Mirjani kërkon autorin dhe dëmshpërblimin

Një aksident i rëndë në Greqi 13 vjet më parë, një periudhë kome dhe humbja e kujtesës, por ende asnjë përgjigje për autorin e ngjarjes apo dëmshpërblimin e mundshëm.

Mirjani ka sjellë këtë të diel, më 25 tetor, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tezen e tij, Mozën, me të cilën kërkon të zbardhë çfarë ka ndodhur pas aksidentit.

Ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga procedurat e kryera në atë kohë dhe dyshon se mund të jetë marrë një dëmshpërblim pa dijeninë e tij.

Mohimi i Mozës dhe dyshimet e Mirjanit

Nga ana tjetër, Moza i mohon akuzat, duke i cilësuar ato të padrejta, ndërsa përballja mes tyre nxjerr në pah pikëpyetjet që vijojnë ta shoqërojnë Mirjanin prej vitesh.

Mirjani: Atje ka qenë Tahirja dhe ajo është marrë me të gjithë procesin tim?

Ardit Gjebrea: Kur thua me të gjithë procesin, për çfarë e ke fjalën?

Mirjani: Nuk e di, nuk e di fare se çfarë ka bërë, çfarë kam firmosur!

Ardit Gjebrea: Është gjetur kush e ka bërë aksidentin?

Mirjani: Jo! Rruga ka qenë qorre atje, ka qenë pa kamera dhe pa drita.

Ardit Gjebrea: Nuk është zbuluar asnjëherë?

Mirjani: Asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Që do të thotë ti ndonjë dëmshpërblim nuk ke marrë asnjëherë?

Mirjani: Nuk e di!

Eni Çobani: Dyshimi për çfarë të vjen?

Kundërshtimi i Mozës ndaj akuzave

Mirjani: Janë të shumë personat që më pyesin “sa lekë ke marrë”. Se për çfarë arsye unë nuk e di! Unë u kam thënë që nuk kam marrë asnjë lekë.

Moza: Zonja Eni, ky mua më akuzon me pa të drejtë.

Mirjani: Unë këtë e akuzon se mos ndoshta ka marrë ndonjë lekë ajo tezja, i kanë ngrënë bashkë dhe mbas 12 vjetësh thotë kjo “po iki unë, nuk të mbaj dot më”.

Moza: Zonja Eni nuk mundem dot më, ka dy vëllezër edhe unë kam burrë, kam familje.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha