Gazetari Ardit Rada ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat, duke deklaruar se Berisha nxit dhunën në Kuvend dhe në rrugë.
Rada pohoi se personat pranë Berishës janë të frymëzuar nga qëndrimet e tij dhe kritikoi mënyrën se si, sipas tij, media e lidhur me të pasqyron zhvillimet politike.
Shqetësimet për financimet nga Irani
Gazetari ngriti gjithashtu shqetësimin për pretendimet mbi financime nga Irani me miliona dollarë përmes kriptomonedhave, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e Shqipërisë.
Ai theksoi se destabilizimi i një vendi anëtar të NATO-s mund të pengojë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Kemi një kryetar që frymëzon dhunën në Kuvend, në rrugë dhe, mbi të gjitha, bën sikur këta ishin paradite dhe u tërhoqën pasdite.
Berishës i janë harruar krime shumë të mëdha, po ju kujtoj Otranton, skemat piramidale, vitin 1997.
Ata njerëz pranë Berishës janë të frymëzuar dhe i kanë bërë këtë krim. Me televizionin e tij e ka çuar nivelin e vet në tokë, me gazetarë, me regjisorë.
Irani ka hedhur miliona dollarë me kriptomonedha për të destabilizuar Shqipërinë. Destabilizojnë një vend të NATO-s.
Pengon integrimin e Shqipërisë në BE. SHISH-i duhet të ishte i shqetësuar i pari, duhet të informonte shtetin.”
Burimi: sot.com.al










