Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kurti udhëton në Paris për Forumin e Paqes

Kurti udhëton në Paris për Forumin e Paqes
Foto: pressonline.al

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

Takimet gjatë vizitës

Sipas njoftimit, gjatë kësaj vizite, Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues shtetesh e institucionesh, si dhe me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Prishtinë, 7 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha