Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Ekonomi

Tensionet në Kuvend, miratohen dy ligje të rëndësishme për ekonominë

Tensionet në Kuvend, miratohen dy ligje të rëndësishme për ekonominë

Seanca plenare e së enjtes u karakterizua nga tensione dhe përplasje të shpeshta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërkohë që ditët e fundit në kryeqytet janë organizuar protesta të gjera nga të rinjtë.

Megjithatë, vëmendja ndaj situatës brenda Kuvendit të Shqipërisë duket se la në hije një zhvillim të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për miratimin e dy ligjeve me peshë për ekonominë dhe sigurinë financiare të vendit.

Miratimi i ligjeve për pagesat dhe parandalimin e pastrimit të parave

Gjatë seancës u votua projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, ‘Për shërbimet e pagesave’”, i cili kaloi me 76 vota pro, pa vota kundër dhe pa abstenime.

Po ashtu, projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” u miratua me 76 vota pro, pa vota kundër dhe pa abstenime.

Këto dy ligje synojnë rritjen e sigurisë për pagesat elektronike, transparencën e tarifave, forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, ligjet fokusohen në kontrollin e transaksioneve të dyshimta, transparencën e pronësisë së bizneseve, rregullat për kriptoasetet dhe kufizimin e pagesave në cash në transaksionet tregtare në 10 mijë euro.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha