Jurgen Klopp ka deklaruar se ende nuk arrin ta përpunojë plotësisht humbjen e Diogo Jotas, duke kujtuar tronditjen e thellë që përjetoi kur mësoi se sulmuesi portugez i Liverpoolit kishte ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, në një aksident rrugor në të cilin humbi jetën edhe vëllai i tij, Andre Silvan.
Tragjedia ndodhi ndërsa Jota po drejtonte automjetin e tij “Lamborghini”. Një nga gomat e makinës shpërtheu ndërkohë që ajo po lëvizte me shpejtësi mbi 180 km në orë.
Klopp dhe arsyeja për transferimin e Jotas
Në biografinë e re “Diogo Jota: Forever In Our Hearts”, ish-trajneri i Liverpoolit ka folur edhe për bindjen e tij për ta transferuar portugezin në Anfield nga Wolves në vitin 2020.
“Mendimi im i parë ishte: ‘E dua këtë lojtar’”, ka thënë Klopp, duke bërë të ditur se zgjedhja e tij lindi nga intuita.
Tekniku gjerman veçoi aftësinë e Jotas për të luajtur në role të ndryshme, mentalitetin dhe cilësitë e tij teknike. Sipas tij, këto ishin arsyet që e bënë portugezin përforcimin e duhur për Liverpoolin. Me klubin, Jota fitoi edhe trofe të rëndësishëm, mes tyre titullin e Ligës Premier në vitin 2025.
Kujtimi që mbetet i rëndë
Megjithatë, Klopp ka pranuar se kujtimi i vdekjes së ish-futbollistit vazhdon të jetë tepër i rëndë për të dhe se nuk ka mundur ende ta përpunojë tërësisht tragjedinë.
“Duhet ta pranoj se edhe tani, pas gjithë kësaj kohe, nuk kam arritur ende ta përballoj realisht këtë”, ka deklaruar ish-trajneri i Liverpoolit./
Burimi: www.albeu.com









