Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Rosi bekon Kimin dhe Bexekin, Antoneli ëndrra e Italisë

Rosi bekon Kimin dhe Bexekin, Antoneli ëndrra e Italisë

Valentino Rossi ka komentuar mundësitë e Andrea Kimi Antonellit për të fituar titullin botëror në Formula 1, si dhe shanset e Marko Bexekit në MotoGP. Vëmendja kryesore është përqendruar te Antoneli, i cili synon një arritje historike për Italinë. “Për tifozët italianë të motorsportit, kjo është një ëndërr, sepse nuk kemi pasur kurrë një pilot kaq të fortë në Formula 1”, deklaroi Rossi për Sky.

Valentino Rossi dhe Andrea Kimi Antoneli

“Doktori” e njeh Antonelin që nga fëmijëria, kur të dy garonin së bashku në karting. “Për mua është diçka fantastike, sepse e njoh që kur ishte shumë i vogël. Ta shohësh tani duke garuar për titullin është një kënaqësi e madhe.

Mendoj se, duke marrë parasysh mënyrën se si kanë ecur gjërat këtë sezon, ai e ka gjithçka nën kontroll. Nuk besoj se ka nevojë për këshillat e mia. Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë të dielën në mbrëmje”, shtoi Rossi.

Marko Bexek dhe sfida në MotoGP

Situata është më e ndërlikuar për Marko Bexekin, i cili duhet të rikuperojë 46 pikë ndaj rivalëve spanjollë, Horge Martin dhe Mark Markez. “Është e vështirë, por pse të mos e provojë?

Kanë mbetur ende shumë gara dhe ai ka treguar se është më i shpejti. Megjithatë, 46 pikë janë shumë, sidomos kur përballë ka dy rivalë të fortë. Duhet të përpiqet të fitojë dhe të përfundojë përpara tyre”, theksoi italiani. Në fund, Rossi kujtoi edhe garën e Australisë, ku Bexeki ka një llogari të hapur me fatin e keq. Vitin e kaluar, piloti italian u penalizua me dy xhiro të gjata, duke humbur një mundësi të mirë për të fituar garën.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha