Gazetari gjerman Michael Martens ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku sugjeron se partia e pakicës hungareze në Vojvodinë mund të luajë një rol të rëndësishëm nëse zgjedhjet parlamentare në Serbi përfundojnë me një garë të ngushtë mes Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet dhe listës së studentëve.
Postimi i Michael Martens
“Serbi. Nëse zgjedhjet parlamentare serbe vërtet përfundojnë në një garë kokë më kokë mes SNS-së në pushtet dhe ‘Listës së Studentëve’, pozicioni i partisë së pakicës hungareze në Vojvodinë mund të bëhet mjaft interesant në javët e ardhshme. Ky zotëri duket se mendon të njëjtën gjë”, ka shkruar Martens në rrjetin social X.
Reagimi i politikanit hungarez Magyar Péter
Postimi i tij i referohet një reagimi të politikanit hungarez Magyar Péter, i cili kishte shkruar: “Gjatë ditëve të fundit, kam zhvilluar bisedime me liderët e disa vendeve të Ballkanit, ndërsa sot po mbahen zgjedhje të rëndësishme në Serbi. Kjo më kujtoi se si, kur isha fëmijë, shkoja shpesh me prindërit e mi në restorantin serb, i cili ndërkohë është mbyllur. Për fat të mirë”. /Gazeta Express
Serbia. If the Serbian parliamentary election really does come down to a neck-and-neck race between the ruling SNS party and the “Students List”, the position of the Hungarian minority party in Vojvodina could become quite interesting in the coming weeks. This gentleman seems to think that as well.
— Michael Martens (@Andric1961) October 25, 2026
Burimi: www.gazetaexpress.com










