Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

BE-ja ruan buxhetin për Evropën Globale, fokusohet në mbështetjen e vendeve kandidate

BE-ja ruan buxhetin për Evropën Globale, fokusohet në mbështetjen e vendeve kandidate

Komisioni Evropian ka dalë në mbrojtje të propozimit për një buxhet ambicioz për programin “Evropa Globale”, duke e konsideruar atë thelbësor për mbështetjen e vendeve kandidate për anëtarësim, forcimin e partneriteteve dhe promovimin e interesave të Bashkimit Evropian.

“Komisioni ka propozuar një buxhet ambicioz për Evropën Globale, i cili është thelbësor për të siguruar mbështetje para-anëtarësimit, për të promovuar interesat e BE-së dhe të vendeve partnere, për të forcuar partneritetet, për të mbështetur vlerat e BE-së dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive krizave”, thuhet në letër.

Çështja e buxhetit u diskutua edhe në samitin e fundit të liderëve të BE-së, ku propozimi irlandez nuk arriti të siguronte mbështetjen e shumicës së udhëheqësve evropianë.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pritet të paraqesë një propozim të ri kompromisi përpara samitit të posaçëm të 26 nëntorit.

Letra e Komisionit Evropian shihet si një përpjekje për të ndikuar në hartimin e këtij kompromisi, në një kohë kur buxheti i ardhshëm i BE-së dhe financimi i politikave të jashtme, përfshirë mbështetjen për vendet që synojnë anëtarësimin në Union, mbeten çështje të rëndësishme për institucionet evropiane.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha