Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Aktualitet

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për mbrojtjen e pasagjerëve

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për mbrojtjen e pasagjerëve

Parlamenti Europian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët në rastet kur udhëtimi i tyre ndërpritet.

Udhëtarët në të gjithë BE-në do të mund të kërkojnë rimbursim përmes një formulari standard, i cili do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Komisionit Evropian në të gjitha gjuhët e BE-së dhe do të mbulojë të gjitha mënyrat e transportit.

Pasagjerët kanë të drejtë për një rimbursim të plotë brenda 14 ditëve, ndërsa ndërmjetësit si agjentët e udhëtimit ose platformat e rezervimeve online përfshihen në detyrimet e rimbursimit, gjë që nuk ishte e qartë në legjislacionin e mëparshëm.

Nëse një ndërmjetës nuk ofron rimbursimin brenda afatit të caktuar, linja ajrore detyrohet të ndërhyjë dhe t’ia kryejë pagesën pasagjerit në fjalë.

“Ne po i japim përparësi të drejtave të qytetarëve tanë mbi fitimet e linjave ajrore”, tha socialisti italian Matteo Ricci, eurodeputeti përgjegjës për rregulloren.

Rregullat gjithashtu forcojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Kur është e nevojshme, një shoqërues do të mund të udhëtojë me ta në një fluturim pa pagesë, siç është tashmë rasti në autobusë, trena dhe anije.

Rregullorja u miratua me 652 vota pro, dy kundër dhe tetë abstenime. Ajo mbështetet në një rishikim të madh të të drejtave të pasagjerëve ajrorë të miratuar në korrik, i cili e bëri më të lehtë marrjen e rimbursimeve dhe u kërkon linjave ajrore të përfshijnë një bagazh dore falas në çmimet e shfaqura në internet.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha