Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Teknologji

Abonentët e One Albania ngrenë alarmin për ndërprerjen e shërbimit të internetit gjatë protestave studentore

Abonentët e One Albania ngrenë alarmin për ndërprerjen e shërbimit të internetit gjatë protestave studentore

Klientë të operatorit One kanë njoftuar redaksinë e BalkanWeb për probleme që lidhen me lidhjen në internet. Sipas mesazheve që kanë arritur në redaksi, përdoruesit nuk mund të hapin faqet e lajmeve online, ndërsa shfletuesit e internetit nuk po punojnë.

Deri në këtë moment, kompania nuk ka ofruar asnjë shpjegim për shkaqet e këtij ndërprerjeje të shërbimit të internetit, duke i lënë abonentët pa informacion rreth situatës dhe kohës kur shërbimi do të rikthehet.

Ndërprerja e raportuar ndodh në një periudhë kur protestat studentore kundër qeverisë janë duke u zhvilluar, gjë që ngre shqetësime për aksesin e qytetarëve në informacion. Nëse kjo ndërprerje i pengon përdoruesit të marrin informacion për zhvillimet aktuale, atëherë kjo përbën një problem serioz për ushtrimin e së drejtës për t’u informuar.

Mbetet të shihet se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë dhe kur do të rikthehet normalisht shërbimi i internetit për abonentët e One.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha