Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, është propozimi i vetëm i kësaj partie për të ushtruar detyrën e kryetares së këtij subjekti politik. Këto zhvillime në PDK vijnë pas largimit nga posti të kryetarit të mëparshëm, Bedri Hamza, i cili gjatë ditës njoftoi dorëheqjen e tij të pakthyeshme nga kjo pozitë. Në një konferencë për mediat, Hamza deklaroi se nuk po largohet nga PDK-ja, por vetëm nga funksioni i kryetarit.
Burimi: kohajone.com










