Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Të ftohtë e shi-borë për Kosovën: fundjavë me reshje të dendura

Të ftohtë e shi-borë për Kosovën: fundjavë me reshje të dendura
Foto: gazetaexpress.com

Gjatë datave 28–29 nëntor 2026, Kosova pritet të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të ftohta nga drejtimi veriperëndimor i Evropës.

Kjo situatë atmosferike shoqërohet me adveksion të ajrit të ftohtë drejt Ballkanit, me shtim të vranësirave dhe reshje shiu e bore.

Trajektorja e masave ajrore

Zhvendosja e mundshme e masave ajrore përfshin Evropën Veriore dhe Qendrore, me kalim të mundshëm përmes Gjermanisë, Polonisë dhe Çekisë drejt Ballkanit.

Megjithatë, origjina e saktë e masës ajrore duhet të konfirmohet në vazhdimësi, përmes hartave sinoptike dhe analizës së trajektoreve atmosferike. Kjo rrugë e masave ajrore, e orientuar kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, favorizon bartjen e ajrit të ftohtë nga gjerësitë e larta gjeografike drejt rajonit tonë.

Gjatë rrugëtimit mbi hapësirën e Evropës jugperëndimore, masat ajrore do t’i ruajnë karakteristikat e veta të ftohta, duke ndikuar në rënien e grafikut termik.

Vlerësimi përfundimtar

Kosova pritet të përjetojë një episod të theksuar të ftohjes atmosferike kryesisht javën e ardhshme, kur zyrtarisht hyjmë në stinën e dimrit meteorologjik, me karakteristika të fillimit të sezonit dimëror.

Parashikimi për 28 nëntor 2026 (E shtunë)

Mot i vrenjtur dhe me reshje shiu e bore.

🌡️ Tmin 0 deri 3°C | Tmax 2 deri 5°C

💨 Era: veriperëndimi 1–9 m/s

Parashikimi për 29 nëntor 2026 (E diel)

Mot kryesisht i vrenjtur dhe me reshje bore.

🌡️ Tmin -5 deri -3°C | Tmax 1 deri 3°C

💨 Era: veriperëndimi 1–6 m/s

Kushtet biometeorologjike

Gjatë kësaj periudhe, kushtet biometeorologjike në territorin e Kosovës pritet të jenë kryesisht të pafavorshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta dhe uljes së ndjeshme të temperaturave.

Kombinimi i temperaturave të ulëta, vranësirave dhe reshjeve të shiut e borës do të ndikojë në rritjen e ndjesisë së të ftohtit në organizmin e njeriut.

Gjatë së shtunës, kushtet do të karakterizohen nga një stres termik në rritje, ndërsa të dielën ndikimi i të ftohtit pritet të jetë më i theksuar.

Temperaturat negative gjatë orëve të mëngjesit mund të shkaktojnë shqetësime te personat e moshuar, fëmijët dhe individët me ndjeshmëri të shtuar ndaj ndryshimeve meteorologjike.

Era nga veriperëndimi mund të intensifikojë ndjesinë e të ftohtit, veçanërisht në hapësirat e ekspozuara.

Lagështia dhe reshjet mund të shtojnë parehatinë gjatë qëndrimit në ambient të hapur.

Rekomandohet veshje e përshtatshme dhe kufizimi i ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të ulëta. Në përgjithësi, biometeorologjikisht pritet një periudhë me ngarkesë të shtuar termike nga të ftohtit dhe kushte relativisht të pafavorshme për aktivitetet e zgjatura në natyrë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha