Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Shqipëria feston 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë

Shqipëria feston 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë
Foto: shqiptarja.com

Shqipëria feston sot 114-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, më 28 nëntor.

Shpallja e pavarësisë në Vlorë

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, duke deklaruar: “Me një zë vendosën që Shqipëria të bëhet në vetvete, e lirë dhe e pavarur”.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Nëntori i dytë dhe udhëtimi i Qemalit

Ndërkohë, më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu “nëntori i dytë”, Ismail Qemali shpalli pavarësinë dhe ngriti flamurin në Vlorë. Ai kishte nisur më 19 nëntor nga Triesti drejt brigjeve shqiptare.

Më 21 nëntor, ai zbarkoi në Durrës me anijen austriake “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në shtëpinë e Dom Nikollë Kacorrit, i cili një javë më vonë do të bëhej zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte planifikuar për 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese.

Por, për shkak të gjendjes së rëndë në qytet, Ismail Qemali u njoftoi telegrafikisht delegatëve nga mbarë vendi të drejtoheshin për në Vlorë, qytetin e tij të lindjes.

Ngritja e flamurit në qytetet shqiptare

Ndërkohë që forcat serbe përparonin shpejt drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës dhe Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, Peqinit dhe Lushnjës (27 nëntor) ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

28 Nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha