Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Hakerët pro-rusë kërcënojnë familjen e ministrit italian

Hakerët pro-rusë kërcënojnë familjen e ministrit italian
Foto: euronews.al

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka denoncuar kërcënime të reja nga hakerat, këtë herë të drejtuara kundër anëtarëve të familjes së tij. Ai ka folur sot në Parlamentin e Romës.

“Edhe unë u bëra cak i hakerave, të cilët premtuan gjithashtu shpërblime financiare. Sot mora kërcënime të mëtejshme që përfshinin të gjithë anëtarët e familjes sime, përfshirë fëmijët e mitur”, tha Tajani.

Të dhënat personale dhe premtimi për shpërblim

Javët e fundit, grupi pro-rus NoName057(16) publikoi në internet të dhëna personale të kreut të diplomacisë italiane. Grupi shtoi se do t’i paguante me kriptovaluta çdo personi që do t’i jepte informacione të mëtejshme.

Lidhja me mbështetjen për Ukrainën

Ministri i Jashtëm italian deklaroi se këto kërcënime lidhen me mbështetjen që ai dhe qeveria Meloni në tërësi vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha