Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Të ndryshme

E diela sjell orën dimërore, akrepat kthehen një orë pas

E diela sjell orën dimërore, akrepat kthehen një orë pas

Në të dielën e fundit të muajit tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke na kthyer në orën dimërore.

Në orën 03:00 të mëngjesit, ora do të kalojë automatikisht në orën 02:00.

Kjo nënkupton një zgjim më të vonë në mëngjes dhe më pak orë me dritë gjatë ditës.

Për disa qytetarë, ndryshimi i orës ka efekte pozitive, ndërsa për të tjerë ky ndryshim shkakton vështirësi në organizimin e ditës dhe të aktiviteteve të tyre.

Ndryshimi i orës dy herë në vit

Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të prillit, ora ndryshon dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.

Ky sistem është në fuqi që nga viti 1981, ndërsa vazhdimisht është hedhur ideja për ta shfuqizuar atë.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha