Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Arsyeja pse Verdho u thirr në Prokurorinë e Posaçme nuk dihet ende, ndërsa ai nuk dha asnjë detaj para mediave ndërsa po dilte nga SPAK.
Kur u pyet nëse ka dhënë dorëheqjen ose pse është thirrur sot në SPAK, ai u përgjigj duke qeshur: Histori tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që ai shihet në dyert e SPAK. Ai është parë edhe gjatë muajve maj e qershor, por së fundmi edhe në 8 tetor.
Burimi: top-channel.tv










