Ka nisur një valë dorëheqjesh në institucionet qendrore të vendit. Drejtorët e Përgjithshëm në këto institucione kanë filluar t’u kërkojnë drejtorëve rajonalë dhe lokalë të dorëhiqen nga postet që mbajnë.
Institucionet e prekura
Sipas burimeve për CNA, kjo valë dorëheqjesh përfshin institucione si OSHEE, drejtoritë e Bujqësisë, si dhe institucione të tjera.
Burimi i njëjtë bën me dije se drejtorët e përgjithshëm, të cilët po u kërkojnë drejtorëve rajonalë të dorëhiqen, do të dorëhiqen edhe vetë pas këtij veprimi.
Protestat në kryeqytet
Ky zhvillim vjen në një periudhë trazirash dhe protestash në vend. Për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, sot protestohet në kryeqytet, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Burimi: www.cna.al










