Dashi Dëgjoni me vëmendje përpara se të jepni përgjigje. Hëna e Plotë mund të shkaktojë njëfarë ankthi ose mosmarrëveshjeje lidhur me borxhet. Kontrolloni çdo shifër përpara se të nënshkruani. Bëni një shëtitje për të lehtësuar stresin.
Demi Dita fillon e qetë, por afrimi i Hënës së Plotë në shenjën tuaj sjell tensione në mbrëmje me partnerët ose miqtë e ngushtë. Durimi do të jetë aleati juaj më i mirë. Ish-partnerët mund të shfaqen përsëri.
Binjakët Mund të përballeni me kokëfortësi nga të dyja palët për ngjarje të shkuara. Një koleg me më shumë përvojë do të sjellë përsëri në diskutim një problem të vjetër. Ka gjasa të merrni lajme për një çështje arsimore apo një aplikim që kishte mbetur pezull. Ruajuni nga problemet teknike.
Gaforrja Një mik nga e kaluara ose një mesazh i papritur mund t’ju detyrojë të sqaroni pozicionin tuaj. Është koha të dalloni projektet fitimprurëse nga ato që ju harxhojnë vetëm kohë. Ruani ekuilibrin emocional duke shmangur përfshirjen në dramatizimet e të tjerëve.
Luani Egoja mund të jetë pika juaj e dobët. Dëshira për të pasur fjalën e fundit mund të ndezë debate të panevojshme. Mund të arrini kulmin e një pune të nisur muaj më parë, por menaxhoni me kujdes komunikimin me eprorët. Shmangni reagimet impulsive.
Virgjëresha Mos pranoni më pak se sa meritoni. Rishikoni me kujdes buxhetin dhe shmangni blerjet e mëdha apo investimet e nxituara. Ndjesia e pasigurisë financiare mund t’ju shkaktojë stres. Aplikoni teknika të qetësimit të mendjes.
Peshorja Nuk është koha për ndryshime drastike kozmetike. Hëna nxjerr në pah çështjet e investimeve të përbashkëta, taksave ose kredive. Mund t’ju duhet të mbyllni një detyrim të vjetër.
Akrepi Stabiliteti i lidhjes suaj martesore apo romances mund të vihet në provë. Bisedat e vjetra për para dhe kontratat e shkuara rikthehen. Mos nxitoni të nënshkruani marrëveshje të reja gjatë kësaj kohe.
Shigjetari Me shenjën tuaj në ngjitje, sinqeriteti juaj do të jetë i lartë. Megjithatë, Afërdita në prapavijë ju kërkon të tregoni kujdes se si i shprehni ndjenjat pa lënduar të tjerët. Hëna e Plotë ju fton të analizoni rutinën tuaj të punës. Mund të kuptoni se një projekt apo metodë që po përdorni kërkon ndryshim rrënjësor.
Bricjapi Yjet ju këshillojnë të lini mënjanë shqetësimet profesionale për pak kohë dhe të jeni emocionalisht të pranishëm për partnerin tuaj. Hëna e Plotë mund të sjellë një kulmim të bukur në jetën tuaj sentimentale ose me fëmijët.
Ujori Mund të ndiheni të ndarë mes kërkesave të familjes dhe dëshirës për liri personale. Hëna e Plotë sjell në fokus shtëpinë, prindërit ose një ndryshim të ambientit të jetesës. Mund të keni ide të pazakonta, por verifikoni çdo informacion përpara se të investoni.
Peshqit Hëna e pozicionuar në shenjën tuaj në fillim të ditës ju bën tejet sensitivë. Afërdita mund të ngadalësojë më pas proceset emocionale, por ju ndihmon të kuroni plagët e vjetra të besimit. Përqendrohuni te një prioritet i vetëm dhe tregoni disiplinë me detyrat e lëna pas dore.
Burimi: www.balkanweb.com










