Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Armando Sadiku largohet nga futbolli, ku do ta shohim tani ish-sulmuesin e Kombëtares

Armando Sadiku largohet nga futbolli, ku do ta shohim tani ish-sulmuesin e Kombëtares

Armando Sadiku ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e bëri të njohur këtë vendim përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit zgjedhjen e vështirë për karrierën e tij.

“Faleminderit, futboll. Do të më mungosh”, shkruan Sadiku, i cili në video ka përfshirë momente të rëndësishme që kanë lënë gjurmë.

Pas mbylljes së aventurës në fushën e blertë, ish-sulmuesi do të marrë detyrën e drejtorit sportiv te klubi zviceran i Bellinzonës.

Karriera e Sadikut në Kombëtare

Te Kombëtarja është edhe një nga golashënuesit më të mirë në histori. Në karrierën e tij luajti 38 ndeshje dhe shënoi 12 gola, duke pasur një mesatare më të mirë krahasuar me të tjerët.

Sadiku kujtohet edhe për një gol historik të Shqipërisë në Europian. Ishte viti 2016, kur i dha fitoren Kombëtares kundër Rumanisë.

Përvoja me klube të ndryshme

Gjatë karrierës së tij, Sadiku u aktivizua me disa skuadra shqiptare dhe të huaja. Pas eksperiencave me Gramozin dhe Elbasanin, ai luajti në kampionate si ato të Zvicrës, Polonisë, Turqisë, Spanjës, Bolivisë dhe Indisë, duke ndërtuar një profil ndërkombëtar.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha