Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Romano shpjegon pse Real Madridi nuk ka nxituar për Olisen

Romano shpjegon pse Real Madridi nuk ka nxituar për Olisen
Foto: albeu.com

Real Madridi vijon ta ndjekë me interes Michael Olisen, por nuk do të bëjë asnjë lëvizje konkrete pa marrë më parë miratimin e Bayern Munichut. Kështu ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano.

Në emisionin “Fabrizio Responde” të DAZN Espana, Romano tha se ky anësor francez ishte ndër objektivat kryesorë të presidentit madrilen Florentino Perez gjatë afatit kalimtar të verës. Megjithatë, Perez nuk ishte i gatshëm të hapte bisedime pa lejen e klubit gjerman.

“Verën e kaluar, Olise ishte një obsesion për Florentino Perezin, por ai e bëri të qartë se nuk do të negocionte për të pa marrë dritën jeshile”, u shpreh Romano.

Sipas gazetarit, Perez u kishte premtuar drejtuesve të Bayernit se Real Madridi nuk do të kontaktonte as lojtarin, as përfaqësuesit e tij dhe nuk do të dorëzonte ofertë zyrtare pa pëlqimin e klubit bavarez.

Kontaktet gjatë verës

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, kishte treguar se Real Madridi e kishte kontaktuar klubin në dy raste gjatë verës, vetëm për të konfirmuar se nuk po zhvilloheshin negociata pa autorizim.

Qëndrimi i Bayernit

Bayern Munich, nga ana tjetër, e sheh Olisen si të paprekshëm dhe nuk planifikon ta shesë, edhe pse është spekuluar se vlera e tij mund të shkojë nga 150 deri në 200 milionë euro.

Reprezentuesi francez 24-vjeçar ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2029. Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të rikthehet me një përpjekje për ta transferuar në të ardhmen.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha