Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Rin Ahmeti shpallet Ylli i javës për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Rin Ahmeti shpallet Ylli i javës për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar traditën e dhënies së çmimit “Ylli i Javës”, i cili i ndahet futbollistit më të dalluar të çdo raundi në Albi Mall Superligë.

Pasi u mbyllën ndeshjet e raundit të dhjetë, ky vlerësim iu dha lojtarit të FC Prishtina, Rin Ahmeti.

Ahmeti ishte figura kryesore në fitoren e rëndësishme të ekipit kryeqytetas në transfertë ndaj FC Ballkanit në Suharekë, duke shënuar golin vendimtar të takimit.

Goli i tij i solli FC Prishtinës tri pikë shumë të vlefshme në kampionat, ndërsa performanca e tij e përgjithshme ishte një kontribut i çmuar për suksesin e skuadrës.

Vendimi për këtë çmim “Ylli i Javës” është marrë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha