Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Messi apo Ronaldo? Tifozët zgjedhin fituesin e Ballon d’Or Of All Time

Messi apo Ronaldo? Tifozët zgjedhin fituesin e Ballon d’Or Of All Time

Në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të çmimit individual më të rëndësishëm në botën e futbollit, janë publikuar emrat e kandidatëve për një trofe të ri të posaçëm, “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), ku tifozët do të kenë mundësinë të zgjedhin vitin më të mirë individual në historinë e Topit të Artë.

Që nga edicioni i parë në vitin 1956, Topi i Artë ka vlerësuar personalitetet më të spikatura të futbollit botëror.

Për këtë përvjetor të veçantë, organizatorët kanë përfshirë në garë vetëm ata futbollistë legjendarë që e kanë fituar këtë trofe më shumë se një herë gjatë karrierës së tyre.

Lista kryesohet nga ylli argjentinas Lionel Messi me gjithsej tetë nominime (për çdo vit që ka triumfuar), i ndjekur nga rivali i tij historik, Cristiano Ronaldo, i cili garon me pesë vitet e tij fituese.

Pjesë e garës janë edhe emra të pavdekshëm të futbollit evropian e botëror si Johan Cruyff, Michel Platini, Marco van Basten, e deri te Ronaldo Nazario dhe Franz Beckenbauer.

OUR 2026 MEN’S BALLON D’OR NOMINEES!

#ballondor https://t.co/GQFsH5u5lO

— Ballon d’Or (@ballondor) September 8, 2026

Lista e plotë e kandidatëve dhe viteve të nominuara:

  • Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023
  • Cristiano Ronaldo: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017
  • Johan Cruyff: 1971, 1973, 1974
  • Michel Platini: 1983, 1984, 1985
  • Marco van Basten: 1988, 1989, 1992
  • Ronaldo Nazario: 1997, 2002
  • Franz Beckenbauer: 1972, 1976
  • Alfredo Di Stefano: 1957, 1959
  • Karl-Heinz Rummenigge: 1980, 1981
  • Kevin Keegan: 1978, 1979

Si zhvillohet votimi dhe kur bëhen të ditura rezultatet?

Të gjithë dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të votojnë për edicionin dhe lojtarin e tyre të preferuar deri më 27 tetor në mesnatë, ku çdo votë ka një kosto prej një euroje.

Fituesi i çmimit historik B.O.A.T pritet të shpallet zyrtarisht më 28 tetor, ndërsa ceremonia kryesore madhështore e ndarjes së çmimeve do të organizohet më 26 tetor në sallën e njohur “London Palladium” në Londër.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha