Mesfushori 18-vjeçar me origjinë nga Kosova, Enis Zeqiri, është përfshirë për herë të parë në listën e lojtarëve të ftuar të Sonderjyskes.
Enis Zeqiri dhe mundësia te Sonderjyske
Klubi danez, nga akademia e të cilit kanë dalë edhe Olti Hyseni dhe sulmuesi Albert Rrahmani, vazhdon t’u japë hapësira futbollistëve të rinj duke i afruar me ekipin e parë.
Zeqiri, i cili luan në mesfushë dhe dallohet për prirje ofensive, mund të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Horsens.
Nuk dihet ende nëse ai do të aktivizohet gjatë takimit, por kjo ftesë tregon se lojtari mund të hyjë së shpejti në planet e ekipit danez.
Ecuria ndërkombëtare e Zeqirit
Deri më tani, Enis Zeqiri nuk ka luajtur për asnjë kombëtare në arenën ndërkombëtare.
Burimi: www.albeu.com









