Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Franca parashikon deri në 2 vite burg për trazirat, Parisi nis gjykimet e përshpejtuara

Franca parashikon deri në 2 vite burg për trazirat, Parisi nis gjykimet e përshpejtuara

Gjykatat në Francë kanë përshpejtuar procedurat gjyqësore për personat e arrestuar gjatë trazirave në vend, duke dhënë dënime me burg për vepra që përfshijnë vjedhje, plaçkitje, dëmtim të pronës dhe akte dhune ndaj forcave të policisë.

Dënimet dhe procedurat gjyqësore

Sipas ministrit francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, 217 persona janë dërguar në burg, ndërsa më shumë se 1,000 persona janë paraqitur para gjykatave. Në total, autoritetet kanë ndaluar rreth 2,700 persona që nga fillimi i trazirave të dhunshme. Në Lion, 17 persona u dënuan për vepra të lidhura me trazirat me 4 deri në 7 muaj burg. Në Paris, dy persona të dënuar për vjedhje morën përkatësisht 10 dhe 6 muaj burg.

Një person mori 10 muaj burg me kusht për një çështje që përfshinte hedhjen e sendeve ndaj policisë. Një i ri u dënua me 8 muaj burg, pasi gjatë protestave mbante një dorezë metalike dhe një thikë të paligjshme.

Ndërkohë, Franca u përball me një tjetër ditë protestash masive të shtunën e 24 tetorit. Demonstratat nisën kryesisht në mënyrë paqësore, por gjatë pasdites dhe mbrëmjes u regjistruan përplasje në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera.

Protestat masive dhe reagimet politike

Në rrugët e Francës këtë të shtunë ishin mobilizuar mbi 70 mijë efektivë policie dhe forca ushtarake me qëllim për të ndalur përsëritjen e skenave të dhunës dhe vandalizmit të javës së kaluar. Demonstratat u mbajtën në mbi 100 qytete të ndryshme, ndërsa Ministria e Brendshme tha se pati mbi 4,100 protestues, ndërsa sindikatat pretenduan për një pjesëmarrje prej 800 mijë protestuesish.

Në protestat e kësaj të shtune u shfaq edhe kandidati i së majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, i cili u shpreh se ka një reagim masiv që tregon disiplinë kolektive dhe vetëkontroll. Mélenchon bëri thirrje për dorëheqje të Macron, duke thënë se ai nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit duke nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit.

Protesta e kësaj të shtune erdhi pasi Macron u shpreh se e majta ekstreme kërkon të rrëzojë Republikën, por përtej fjalës politike të tij një investigim i thelluar i medias Fox News tregoi shumë më tepër. Sipas medias amerikane, në mesin e 287 organizatave që ishin mobilizuar në protestat e kësaj të shtune në Francë, 50 prej tyre ishin grupime të Antifa-s, pjesa tjetër përfshin kampet e të djathtës dhe të majtës ekstreme dhe vetëm 27 prej tyre ishin sindikata dhe organizata studentore, duke sjellë kështu sipas asaj që shkroi Fox News një kamuflim të dhunës nën pretendimin se protestat dhe vala e zemërimit masiv që ka sjellë kaos dhe dhunë vjen nga pakënaqësia e studentëve.

Protestat e kësaj të shtune erdhën pas një fundjave të ashpër trazirash javën e shkuar, ku disa qytete franceze u përfshinë nga përplasjet, grabitjet dhe dëmtimet e pronës publike e private. Sipas shifrave të raportuara, rreth 2,600 persona u arrestuan në lidhje me incidentet, ndërsa mijëra biznese u dëmtuan ose u plaçkitën./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha