Një person është ndaluar në Prizren, me dyshimin se përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale ka mashtruar disa individë, duke përfituar para prej tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, veprimet e dyshuara kriminale lidhen me periudhën 2023-2025.
Mashtrimet me para dhe paraqitja si person zyrtar
I dyshuari dyshohet se u ka marrë qytetarëve para në formë të ndihmave sociale. Në disa raste, ai është paraqitur edhe si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’i ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
Burimi: www.dukagjini.com










